Për herë të parë që prej nisjes së pandemisë, mbi 50 mijë raste me COVID-19 në 24 orë në SHBA, në Brazil mbi 46 mijë

Mos i humb

Rriten rastet e të infektuarve me koronavirus në SHBA. Në 24 orët e fundit për herë të parë që prej nisjes së pandemisë janë regjistruar mbi 50 mijë raste të reja. Sipas të dhënave’ Covid Tracking Project’ infeksionet e reja arritën në 52.982 raste.

Edhe në Amerikën Latine situata nga koronavirusi është mjaft e rëndë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar plot 72,839 raste të reja dhe 2.405 të vdekur.

Numri i të infekltuarve në total është 2.649.302 nga të cilët kanë ndërruar jetë 118.604 në 34 vende të Amerikës Latine.Brazili është vendi më i prekur nga koornavirusi në Amerikën Latine me 1.448.753 raste të prekur ku 46.712 në 24 orët e fundit.

Ndërsa viktimat deri tani janë shkuar 60.632, 1.038 në 24 orët e fundit. Pas Brazilit është Peruja me 288.477 të infektuar nga të cilët kanë vdekur 9.860 persona. Më pas është Kili me 288.477 nga të cilët kanë vdekur 9.860 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit