Për kualitetin e produkteve “Made in Kosova”, garanton edhe ambasadori gjerman, ja cilat i përdorë ai!

Mos i humb

Që kur Prishtina zyrtare mori vendim për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, është rritur konsumi i produkteve vendore. Konsumues të prodhimeve “Made in Kosova” po dalin të jenë edhe përfaqësues të vendeve të QUIN-it që operojnë në Kosovë, madje duke i  vlerësuar  si produkte që i tejkalojnë standardet europiane.

Është ambasadori gjerman Christian Heldt i cili ka disa muaj që është në krye të Ambasadës së Gjermane në Prishtinë dhe i cili është bërë konsumues i rregullt i produkteve kosovare. Ai në një intervistë për Zëri ka deklaruar se Kosova ka produkte tejet cilësore, madje nga ato që për nga shija i tejkalojnë standardët për tregun europian.

Heldt ka treguar që kur këmba e tij ka “shkelur” në Kosovë ai konsumon me shije lëngjet e “Frutomania” për të cilat thotë se janë të një standardi të lartë.

‘Jo vetëm i përmbushin, por edhe i tejkalojnë ato. Një shembull shumë i mirë për mua janë lëngjet e frutave të brendit “Frutomania”, të cilat i kam provuar pothuajse të gjitha. Jashtëzakonisht të mira!’ vlerësoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit