Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë i cili u shpall fajtor për vrasjen e George Floyd i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së të ndjerit.
Ish-oficeri i Minneapolisit i dënuar me 22.5 vite burg nga gjykatësi Peter Cahill dhe juria, tha se do të jepte edhe disa informacvione të tjera që janë me interes për “paqen e mendjes”.
“Për shkak të çështjeve ligjore, unë nuk jam në gjendje të jap një deklaratë të plotë zyrtare …
Unë i shpreh ngushëllimet e mia familjes Floyd, do të ketë disa informacione të tjera në të ardhmen që do të jenë me interes dhe shpresoj se këto do t’ju japin një paqe e mendjes.”-tha ai.
Këto ishin fjalët e vetme të ofruara nga Derek Chauvin gjatë dënimit të tij, pasi iu dha shansi për të folur nga gjykatësi Peter Cahill.
Ishte e paqartë se çfarë “informacioni tjetër” mund të kishte referuar Chauvin.


