Për samitin Trump-Kim janë harxhuar 16.3 milionë dollarë

Mos i humb

 

Për samitin mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që u zhvillua më 12 qershor në Singapor, janë harxhuar 16.3 milionë dollarë.

Sipas lajmit të “Straitstimes”, Ministria e Jashtme e Singaporit ka njoftuar se gjatë samitit Trum-Kim u harxhuan 16.3 milionë dollarë, ndërsa pjesë e madhe e kësaj është ndarë për ofrimin e sigurisë.

Ndërsa Zëdhënësi i Ministrisë së Komunikimit dhe Informimit, njoftoi se në samit është bërë shpenzim prej 4 milionë dollarëve për media.

Kryeministri i vendit, Lee Hsie Loong, kishte theksuar se është kalkuluar që samiti t’i kushtojë vendit për 20 milionë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit