Përceptimi i qytetarëve: Nga dialogu përfiton Serbia jo Kosova

Mos i humb

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka publikuar rezultatet nga të gjeturat e Barometrit Kosovar të Sigurisë, lidhur me politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë.

“Duke qenë se dialogu eshtë bërë me qëllim të ndreqjës së marrëdhënive në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas të anketuarve del se nga ky dialog përfituese është Serbia ndërsa një për qindje e vogël rreth 13.4 për qind del se Kosova është fituese” kështu u tha në këtë konferencë derisa   lidhur me këtë, Donika Emini, hulutumese në këtë qendër, tha se ky edicion i hulumtimit është i veçantë duke pasur parsysh që tashmë janë bërë 10 vite nga Pavarësia e Kosovës dhe qytetarët e kanë një vizion të qartë për politikën e vendit.

“Ky vit kam bindjen që ka qenë edicioni i veçantë sepse tani qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se si funksionon politika jonë me ata të jashtëm,si po rrjedhin gjërat me dialogun me Serbin, cilat vende na mbështesin etj…”,tha Emini.

Më tutje përfaqësuesi nga Sbunker, Agon Maliqi, tha se në bazë të këtij hulumtimi del në konkluzion se Kosova është pro evropiane dhe se deshironë të antarësohet në organizatat ndërkombëtare.

“Kjo anketë i jep një puls opnionit publik, sepse  qytetarët tani mund t’i kapin mirë zhvillimet ndërkombëtare dhe përshtypjet e tyre janë të bazuara në informacione të sakta.  Sipas këtij hulumtimi shihet që Kosova mbetet pro perendimore,  proevropiane mirëpo ndoshta po ndryshon mënyra se si i qasemi Evropës”, u shpreh Maliqi.

Këto janë të gjeturat nga BSK

Sipas rezultateve të BSK për vitin 2018 del se mbi 85.0 përqind e të anketuarve e konsiderojnë Serbinë si shtet shumë armiqësor ndaj Kosovës. Përveç kësaj, Serbia dallohet si kërcënim më i madh i jashtëm për sigurinë e Kosovës. Një për qindje e vogël e të anketuarve, mesatarisht rreth 8.0 për qind besojnë se Serbia është shtet miqësor ndaj Kosovës. Po ashtu Rusia krahas Serbisë sipas respodentëve është shteti i cili ka armiqësi më të madhe me Kosovën dhe është shteti i vetëm që lobon për mosantaësimin e  Kosovës në organizat ndërkombëtare dhe poashtu është vend që ka për qëllim destabilizimine  Kosovës”

Ndërkaq nga ana tjetër rreth 11 për qind e të anketuarve përgjithësishte kundërshtojnë antarësimin në NATO, përceptimi negativ është i pranishëm kryesishtnë mesin e të anketuarve serbë të Kosovës të cilët e kundershtojnë fuqishëm antarsimin në NATO. Ndërsa 82 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se janë pro antarësimit në NATO.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit