Përdorën “vajzën e guximshme palestineze” për manipulime kundër operacionit

Mos i humb

Pamjet e “vajzës së guximshme palestineze” Ahed et-Tamimi e cila është bërë simbol i rezistencës palestineze kundër okupimit të Izraelit janë përdorur në përpjekjet e medias sociale për njollosjen e operacionit “Burimi i Paqes”.

Me përparimin e operacionit “Burimi i Paqes” përkrahësit e organizatës terroriste YPG/PKK në median sociale kanë vazhduar përpjekjet e tyre manipuluese me pamje të regjistruara në ngjarje dhe kohë të ndryshme. Këtë herë duke përdorur pamjet e “vajzës së guximshme palestineze” Tamimi e cila është nderuar me ‘Çmimin Hanzala për Guxim‘.

Një llogari në rrjetin social e cila ka përdorur pamjet e rezistencës së Tamimi-t kundër ushtarëve izraelitë gjatë arrestimit të vëllait të saj në vitin 2012, ka bërë përpjekje për krijimin e perceptimeve pasi në video ka ndryshuar dhe ka vendosur mbi ushtarët izraelitë flamurin turk.

Vajza e guximshme palestineze Ahed Tamimi është nderuar në Stamboll me “Çmimin Hanzala për Guxim” për shkak të qëndrimit të shfaqur përballë forcave izraelite të cilët po përpiqeshin të arrestonin vëllain e saj në vitin 2012.

Ahed Tamimi është takuar edhe me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në periudhën kur ai ishte kryeministër.

Operacioni “Burimi i Paqes” i cili filloi në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë ka për qëllim të eliminojë korridorin e terrorit në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit