Numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar gjatë Operacionit “Burimi i Paqes”, të cilin Turqia e filloi për të eliminuar korridorin terrorist që po tentohet të formohet në lindje të lumit Eufrat në Siri, si dhe për të vendosur paqen e qetësinë në rajon, u neutralizuan 673 terroristë të organizatës separatiste PKK/YPG.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare u prononcua në lidhje me operacionin që hyri në ditën e 9-të.
Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare të Ministrisë në Twitter thuhet se “Numri i përgjithshëm i terroristëve të PKK/YPG-së të neutralizuar gjatë operacionit ‘Burimi i Paqes’ që po zhvillohet në lindje të lumit Eufrat u rrit në 673”.
Ndërkaq në operacionet antiterror brenda vendit të zhvilluara në Sirnak u neutralizua një terrorist.
Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme të kryera nga njësitë e xhandarmerisë në zonën rurale të Sirnakut u neutralizua një terrorist.
Bëhet e ditur se operacionet në këtë zonë po vazhdojnë ende.