Pas një qetësimi të përgjithshëm të vatrave agresive të zjarrit në disa zona të vendit, një pikë kritike vijon të mbetet Karaburuni.
Në këtë të fundit, vatra është mbajtur nën kontroll për të mos lejuar depërtimin drejt Parkut të Llogarasë.
Deputeti i zgjedhur i PD në Vlorë, Arbi Agalliu ka postuar një video në Facebook nga Grama në Karaburun ku bën thirrje për ndërhyrje sa më shpejt në këtë zonë pasi flakët vazhdojnë të mbeten rrezik për pushuesit dhe bizneset.
“Kjo është situata në Gramë. Sapo kam komunikuar me Stacionin e Policisë Himarë dhe në pritje që roja bregdetare të mbërrijë sa më parë. U bë ditë e ditë që situata neglizhohet dhe nuk merret seriozisht zjarri në anën e pasme të Karaburunit. Jo vetëm pushuesit por edhe bizneset në këtë zonë po rrezikojnë seriozisht. Duhet patjetër ndërhyrje nga ajri sa më parë”- tha ai.


