Varianti “Delta” është përhapur në të gjithë botën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 200 milionë raste në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara të mërkurën regjistruan 100,000 raste të reja në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve në 6 muaj.
Eksperti i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, Anthony Fauci, paralajmëroi se incidenca ditore mund të kalojë 200,000 raste në javët e ardhshme. Kina gjithashtu regjistroi 71 raste – numri më i lartë i të infektuarve që nga janari.
Pekini ka vendosur karantinën dhe ka testuar miliona banorë, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se brenda disa javësh Delta do të jetë në kontroll. Rezultatet e një studimi nga Moderna mbi efektivitetin e vaksinës së saj kundër COVID janë jashtëzakonisht inkurajuese.
Në një deklaratë, kompania njoftoi se mbrojta e siguruar pas dozës së dytë zgjat deri në 6 muaj. Sidoqoftë, Moderna tha se një dozë e tretë do të jetë e nevojshme për shkak të përhapjes së variantit Delta.
CEO i kompanisë, Stefan Bancel, tha se efektiviteti i vaksinës gjashtë muaj pas dozës së dytë është 93%. Pas Izraelit dhe Gjermanisë, edhe Franca ka marrë vendimin për të dhënien e një dozë të tretë përforcuese.


