Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, shkrumbohet garazhi i makinës, shpëtojnë familjarët

Mos i humb

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë mesditë në Shkodër.

Raportohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen Dergut, ku fatmirësisht të gjithë pjesëtarët e familjes kanë mundur të dalin jashtë pa u lënduar.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, duke shpëtuar banesën, ndërsa është djegur garazhi i makinës.

Ndërkohë, janë ende të paqarta e arsyet e rënies së zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit