Përfshihet nga zjarri një rafineri e naftës në Gjermani

Mos i humb

Në qytetin Vohburg an der Donau të Gjermanisë një rafineri e naftës është përfshirë nga zjarri pas një shpërthimi që ndodhi në hapësirat e saj.

Në deklaratën e policisë së Oberbayern Nord thuhet se pas një shpërthimi që ndodhi në orët e mëngjesit në hapësirat ku ndodhet rafineria në qytetin Vohburg an der Donau, vendi në fjalë është përfshirë nga një zjarr i madh.

Një numër i madh i ekipeve të policisë, zjarrfikësve dhe shpëtimit janë dërguar në vendngjarje. Sipas vlerësimeve të para janë plagosur 8 persona, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Është kërkuar nga banorët përreth që t’i mbyllin dyert dhe dritaret për shkak të tymit dhe është njoftuar se rreth 1.800 persona do të evakuohen nga disa rajone të qytetit Vohburg an der Donau dhe të qarkut Irsching.

Vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit ndërsa në lagjet përreth është mbyllur trafiku./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit