Përfshihet nga zjarri rrobaqepësia te Rruga e Elbasanit, nuk raportohet për persona të bllokuar

Mos i humb

Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë paradite, pranë Rrugës së Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se fatmirësisht nuk ka njerëz të bllokuar.

Policia njofton se zjarri ka rënë në rrobaqepësinë e një 37-vjeçari, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Probleme serioz ishte tymi, pasi kishte shumë materiale, që shkaktonin tym të madh në shkallët e pallatit.

Kjo paraqiste shqetësim për evakuimin e njerëzve në katet e sipërme, që kishin rrezik për asfiksi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit