Përfundon Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë Halifax

Mos i humb

Në Kanada përfundoi Forumi i nëntë Ndërkombëtar i Sigurisë Halifax, në të cilën është biseduar edhe për skandalin e ndodhur në stërvitjen ushtarake të NATO-s në Norvegji, gjatë së cilës Presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i parë i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk janë paraqitur si shënjestër.

Në forum mori pjesë ministri turk për Bashkimin Europian (BE) dhe Kryenegociatori Omer Çelik dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Hulusi Akar.

Çelik dhe Akar folën në forumin i cili u shënua me skandalin gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s dhe ngjarjeve të cilat pasuan pas saj.

Në Forum po ashtu i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili përsëriti kërkim faljen gjeneralit Akar.

Në Forum u organizuan disa seanca në të cilën u diskutua për paqen, armët, rolin e gruas në vendosjen e paqes, Rusinë, Lindjen e Mesme, si dhe ndryshimet klimatike.

Oficerët norvegjezë janë shkarkuar nga detyra, pasi që në stërvitjen e NATO-s më 16 nëntor Presidenti aktual të Turqisë, Erdogan dhe Presidenti i parë i Turqisë moderne, Ataturk i kishin treguar si shënjestër, shkruan aa. Në stërvitjen e NATO-s merrnin pjesë 41 ushtarë turq, kurse pas incidentit, me urdhër të Presidentit Erdogan, trupat turke u tërhoqën nga stërvitja.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas kësaj në disa raste i kërkoi falje Turqisë për incidentin në stërvitjen e NATO-s “Trident Javelin” në Norvegji. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit