Përfundon takimi i shteteve garantuese për Sirinë në Soçi

Mos i humb

Palët në samitin e dhjetë të shteteve garantuese në bisedimet e paqes për Sirinë, i cili u mbajt në Soçi të Rusisë, kanë rënë dakord për integritetin territorial të Sirisë, garantimin e kushteve për kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre dhe lirimin e një numri të vogël të burgosurish duke marrë masa për rritjen e sigurisë.

Pikat në të cilat palët u pajtuan u shpalosën në deklaratën përfundimtare e cila u lexua nga përfaqësuesi i posaçëm i presidentit rus Vladimir Putin për Sirinë, Aleksandar Lavrentiyev, pas raundit të dhjetë të bisedimeve të paqes për Sirinë në formatin e Astanës në Soçi në mes të delegacioneve të shteteve garantuese, Turqisë, Rusisë dhe Iranit nën vëzhgimin e OKB-së.

Në deklaratë u theksua përkushtimi për integritetin territorial, pavarësinë dhe sovranitetin e Sirisë dhe vazhdimi i luftës kundër DEASH-it, Frontit Nusra dhe personave të lidhur me terrorizmin në listën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Palët po ashtu do të kenë qëndrim të përbashkët kundër agjendave separatiste që kërcënojnë sigurinë kombëtare të shteteve fqinje.

Ndërkohë, dakordim është arritur edhe për inkurajmin e nisjes sa më të shpejtë të punimeve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit për komitetin për rishkrimin e kushtetutës siriane nën vëzhgimin e OKB-së në Gjenevë.

Në këtë drejtim, shtetet garantuese pritet të takohen në fillim të muajit shtator në Gjenevë, thuhet në deklaratën përfundimtare.

Në deklaratën e lexuar nga diplomati rus thuhet se shtetet garantuese kanë theksuar nevojën për krijimin e kushteve për rindërtimin e jetës normale dhe paqësore në Siri dhe kthimin vullnetar dhe të sigurtë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, duke u bërë thirrje në këtë drejtim edhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë UNHCR-në.

Palët në procesin e bisedimeve kanë rënë dakord për një “pilot projekt” për lirimin e një numri të vogël të të burgosurve, duke marrë masa për rritjen e besimit mes regjimit sirian dhe opozitës.

Lavrentiyev njoftoi se takimi i radhës i vendeve garantuese do të mbahet në muajin nëntor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit