SHBA vendos sanksione ndaj qeverisë së Nikaraguas

Mos i humb

SHBA-të njoftuan se do të anulojnë vizat e zyrtarëve qeveritarë të Nikaraguas për shkak të ngjarjeve të dhunshme në këtë vend.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se do të anulohen vizat e zyrtarëve të Nikaraguas të cilët llogariten si përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve antiqeveritarë.

“Qytetarët e Nikaraguas të cilët dolën nëpër rrugë pas zgjedhjeve mashtruese që zgjatën me vite dhe manipulimit të ligjeve të Nikaraguas nga ana e regjimit bënë thirrje për reforma demokratike. Në protesta humbën jetën mbi 350 persona ndërsa mijëra u plagosën. Shumica e tyre u akuzuan për grusht shtet dhe si terroristë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, duke potencuar se zbatimi i vizës është fillimi i sanksioneve më të rënda.

Protestat ndaj reformave në sigurinë sociale në Nikaragua, në prill u shndërruan në protesta masive. Gjatë këtyre protestave humbën jetën mbi 300 persona.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Daniel Ortega dhe Qeverisë së Frontit Çlirimtar Kombëtar Sandinista (FSLN)./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit