Ish- kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili doli sot në një konferencë për shtyp, ku komentoi përgjimet e publikuara një ditë më parë nga gazetari Piter Tiede në “Bild”.
Ai tha se pikërisht këto përgjime ishin dëshmia ulëritëse e përfshirjes së qeverisë së Edi Ramës në blerjen e votave në Dibër.
Duke akuzuar vendasit, Vasili bëri një apel edhe për ndërkombëtarët, disa prej të cilëve janë rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.
“Këta ndërkombëtarë janë sot para dy alternativave, të distancohen e dënojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose të vazhdojnë të mbështesin një qeveri e kryeministër si ky, duke u rreshtuar në kahun e kundërt të historisë”,- tha Vasili.