Përjashtimet në PD/ Basha: Dora ime mbetet e shtrirë për t’i rikthyer në familjen tonë politike, vetëm nëse distancohen nga dhuna

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin e tij me demokratët zhvilluar në Kurbin u shpreh se detyrë e PD është të rikthejë pranë saj njerëzit e vlerave

Basha gjithashtu deklaroi se PD është distancuar nga dhuna, ndërsa i bëri thirrje të gjithë demokratëve të distancohen nga dhuna.

Ai më tej theksoi se anëtarët e përjashtuar kanë mundësi t’i bashkohen PD, me kushtin që të distancohen nga dhuna.

‘Gabimet shumë të mëdha që mund të kushtonin jetë demokratësh, me një gjuhë urrejtje që nuk e kemi dëgjuar edhe nga kundërshtarët. Vija e kuqe është dhuna dhe kur kalohet ose e lemë të na shkatërrojë ose i marrim vendimet siç i mori PD. Shumica e diferencuar siç ishte diferencuar në atë 8 janar të zi, kanë akoma mundësi ti thërrasin arsyes. Dhe kanë të gjitha arsyet të jenë me demokratët në betejë me Edi Ramën. Do të ketë të garantua ta ngrenë zërin sa të duan, ta drejtojnë gishtin ku të duan, duke filluar nga unë edhe me garë , por kurrë me dhunë. Distancimi nga dhuna është kushti i vetëm dhe pas distancimit nga dhuna dhe rikthimit tek përplasja e mendimeve dhe ideve, dora ime mbete te shtrirë për ti rikthyer në familjen tonë politike. Ky diferencim nuk bëhet për diversion, por për një parim të shenjtë dhe bëhet në sytë e të gjithë qytetarë edhe të atyre që nuk na votojnë për arsye të ndryshme. Sa vite ka në Kurbim familje të vrara nuk votojnë për PD, i kemi pyetur dhe po e filloj me të përndjekurit dhe pronarët që duhet të jenë palca e PD dhe thonë, duam të por thonë,; sa shohim emrin e dikujt apo jeni në aleancë me dikë jemi të dyzuar. Ka deri tek të majtët që thonë se Edi Rama edhe pse kreu i partisë së tyre është i korruptuar, por sërish nuk e kanë kaluar do te pragun. Qëndrimi që duhet të mbajmë është tu hapim dyert dhe ti themi se sot ne jemi çliruar nga hijet e të shkuar dhe jemi të vendosur mos t’i përsërisim më , por këtë duhet ta bëjmë me vepra. Beteja me regjimin mund të kurorëzohet me sukses vetëm nëse PD është në aleancë me të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që duan ndryshimin dhe kjo duhet të përkthehet në veprim.

https://youtu.be/eI6nxdSf7To?t=310

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit