Përleshje brenda kryengritësve në Jemen, të paktën 36 të vrarë

Mos i humb

Të paktën 36 presona u vranë në përleshjet që shpërthyen në mes të dy grupeve kryengritëse në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Burimet lokale njoftojnë se përleshjet filluan dy ditë më parë në mes të militantëve të lëvizjes rebele shiite Husi dhe lëvizjes militante besnike të ish-presidentit të vendit, Ali Abdullah Saleh.

Në vend të paqes, në Jemen kanë shpërthyer konflikte të reja të cilat zhvillohen brenda grupeve kryengritëse për supremaci në Sana.

Burimet nga spitali në Sana raportojnë se të paktën 225 persona janë plagosur. Në mesin e viktimave ndodhet edhe një numër i madh i civilëve.

Ish-presidenti i përmbysur i Jemenit, Saleh dje deklaroi se ishte i gatshëm për bisedime të paqes me koalicionin ndërkombëtar, i cili në luftën kundër rebelëve në Jemen udhëhiqet nga Arabia Saudite.

Jemeni ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë nga fundi i vitit 2014 kur dhuna u përshkallëzua në luftë civile dhe kur kryengritësit e udhëhequr nga lëvizja shiite, Husi dhe Kongresi, i cili drejtohet nga presidenti i larguar Saleh, mori kryeqytetin jemenas Sana dhe më pas edhe rajone të tjera.

Abd Rabbuh Mansour Hadi dhe qeveria e tij Jemen kanë ikur në Arabinë Saudite. Qyteti jugor i Adenit është aktualisht qendra administrative e qeverisë jemenase e njohur ndërkombëtarisht.

Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan më tej në mars të vitit të kaluar kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan sulmet ajrore kundër pozicioneve rebele.

Dy raunde të negociatave të paqes të udhëhequra nga OKB-ja nuk rezultuan me zgjidhje të konfliktit, në të cilin sipas raporteve të OKB-së, ka marrë më shumë se 10 mijë jetë njerëzish./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit