Përleshje në një burg të Brazilit, vriten 57 të burgosur

Mos i humb

Të paktën 57 të burgosur humbën jetën gjatë trazirave në një burg të Brazilit, ku dy banda u përleshën më shumë se pesë orë.

Pjesëtarët e bandave sulmuan pavijonin e burgut Altamira në shtetin federal Para.

Njëri nga të punësuarit në burgun Jarbas Vasconcelos konfirmoi se janë vrarë 57 të burgosur ndërsa 16 prej tyre janë me koka të prera.

Ai tha se për shkak të zjarrit, forcat e sigurisë një kohë nuk kanë mundur të hynë brenda.

Brenda një dite në maj në katër burgje të ndryshme në Manaus janë vrarë 40 të burgosur, një ditë pasi në një burg të afërt u vranë 15 prej tyre.

Me pothuajse 727 mijë të burgosur, Brazili ka popullatën e tretë më të madhe të të burgosurve, ndërsa kapacitetet e burgjeve janë të parapara për rreth 368 mijë persona.

Brazili ka rreth 210 milionë banorë dhe bën pjesë në mesin e shteteve me shkallën më të lartë të dhunës në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit