Përleshje në Xhamu Kashmir, disa të vdekur

Mos i humb

Të paktën 4 kryengritës kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes së ndodhur mes kryengritësve dhe forcave të sigurisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë.

Sipas lajmit të kanalit televiziv indian NDTV, një zyrtar policor theksoi se forcat e sigurisë kanë zhvilluar një operacion në rajonin Shopian pas një njoftimi që ka marrë në lidhje me kryengritësit.

Në përleshjen e ndodhur mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve, policia njoftoi se kanë humbur jetën 4 kryengritës.

Pas përleshjes policia ka konfiskuar armë dhe municione të kryengritësve, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg nga zona e përleshjes derisa nuk është pastruar plotësisht.

– Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 dolën me qëndrimin që t’i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca “Xhammu Kashmir”.

Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.

Grupet e rezistencës në Xhamu Kashmir, që nga viti 1989 zhvillojnë protesta për pavarësi ose të lidhen me Pakistanin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit