Në New York program përkujtimor për Morsin

Mos i humb

Egjiptianët që jetojnë në New York dhe New Jersey organizuan program përkujtimi për presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit, Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë të hënën në gjykatë.

Programi është mbajtur në një hotel brenda aeroportit LaGuardia, në New York. Në programin, që filloi duke falur namazin e xhenazes në mungesë, morën pjesë edhe emra të rëndësishëm të bashkësisë turke, palestineze dhe siriane.

U mbajt edhe një program fetar, ndërsa më pas pjesëmarrësit u përqendruan në betejën e Morsit për demokraci dhe bashkim duke bërë thirrje për të vazhduar ruajtjen e asaj për çka është angazhuar.

Mohamed Morsi (67), i cili është presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, ndërroi jetë më 17 qershor gjatë seancës gjyqësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit