Përmbyetje në Turqi, disa viktima

Mos i humb

Turqia është përballur me përmbytje të mëdha, të cilat kanë shkaktuar të paktën 8 viktima dhe kanë lënë disa të zhdukur në rajonet verilindore të vendit.

Përmbytjet dhe reshqitjet e tokës gjatë fundjavës rezultuan fatale për të paktën 8 persona dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e provincës verilindore të Giresunit në Turqi.

Autoritetet njoftuan rritjen e bilancit të viktimave si pasojë e shembjes së një ure-tunel, e cila zuri poshtë automjetin së bashku me disa efektivë të xhandarmërisë vendase teksa vijonin operacionet e shpëtimit.

Shume nga viktimat e tjera u gjeten të mbytur te dielën në ujërat e rrëmbyer, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mbi 10 persona të shpallur të zhdukur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit