Përmbytja e autostradës, Rama: Akuza qesharake! Ja shkaqet

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama i cilësoi qesharake akuzat se përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës erdhi si pasojë e hapjes së liqenit të Kasharit.

Rama tha se aktualisht, ky liqen është nën kuotë.
“Është e papranueshme që të ndërtohet një gënjeshtër politike se me demek u hap Bovilla, apo Liqeni i Kasharit, që është akoma 3 metra nën kuotë”, tha Rama.
Shkaqet, Kryeministri thotë se janë të tjera dhe për këtë iu referua fjalës së ministrit Xhafaj në lidhje me ndërtimet dhe ndërhyrjet pa leje në kanalizime.

“Ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera dhe mbështes ministrin e Brendshëm. Ne do t’i shkojmë deri në fund, aty është ndërhyrë drejtpërdrejtë në rrjetin e shkarkimeve, duke ndërtuar pa leje dhe improvizuar shkarkime që sjellin këto pasoja. Nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi nga qytetarët që të tregohen të vëmendshëm nga paralajmërimet EC, ushtrisë e policisë, ndërsa për autoritetet tha se vëmendje kërkoi tek situata në rrjedhën e Vjosës.
Rama falenderoi edhe njëherë Lulzim Bashën për mirëkuptimin, por edhe për qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së premte për përmbytjet.
jet./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit