Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Indi, 25 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 25 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si rezultat i reshjeve intensive të shiut në veri të Indisë.

Zyrtarët e policisë thanë se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë trupat e pajetë të 25 personave gjatë 24 orëve të fundit dhe vazhduan operacionet e tyre në Xhamu dhe Kashmir, Haryana, Himachal Pradesh dhe Punxhab.

Mediat lokale raportojnë se disa qytete në veri të Indisë janë përballur me përmbytje.

Shirat mosun çdo vit shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në të cilat një numër i madh njerëzish pësojnë. Që nga fillimi i sezonit monsun në Indi jetën kanë humbur rreth 1.500 persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit