Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Vietnam, disa të vdekur

Mos i humb

 

 

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të cilat kanë ndikuar pjesën veriore të Vietnamit.

Zyrtarët njoftuan se në qytetin Lai Chau kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa në Ha Giang 2 persona.

Gjithashtu zyrtarët bënë të ditur se janë në kërkim të 12 personave të cilët konsiderohen si të humbur dhe theksuan se për shkak të rrëshqitjeve të tokës në disa rajone janë shkatërruar shtëpitë.

Nga ana tjetër meteorologët theksuan se reshjet do të vazhdojnë edhe 2 ditë, duke i paralajmëruar qytetarët të marrin masa.

Në Vietnam çdo vit humbin jetën qindra persona nga përmbytjet dhe stuhitë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit