Përmbytje në Pakistan, të paktën 6 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe katër u plagosën mëngjesin e sotëm kur automjetin e tyre e morën ujërat e rrëmbyeshëm në veriperëndim të Pakistanit konfirmoi një zyrtar pakistanez.

“Një automjet i cili po kthehej nga një dasëm në të cilën ishin më shumë se 10 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u përfshi nga ujërat e rrëmbyeshëm në Toi Khullah afër kufirit afgan”, tha ndihmës komisioneri në Wan.

Ai shtoi se janë gjetur trupat e 6 viktimave, katër gra dhe dy fëmijë, ndërsa janë shpëtuar katër persona të cilët janë dërguar në spitalin lokal.

Reshjet e dendura të shiut në zonat në veriperëndim dhe në jug të Pakistanit të premten në mbrëmje shkaktuan përmbytje. Instituti Meteorologjik i Pakistanit paralajmëroi se në periudhën nga e shtuna deri të mërkurën do të ketë reshje intensive dhe stuhi në zona të ndryshme të vendit, gjë që mund të shkaktojë përmbytje në zonat malore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit