Përmbytje në Ukrainë, të vdekur dhe mijëra të evakuuar

Mos i humb

Të paktën tre të vdekur dhe mijëra njerëz të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Është ky bilanci i përmbytjeve në Ukrainë të shkaktuara nga rreshjet e shumta dhe dalja nga shtretërit e lumenjve në rajonet perëndimore të vendit.

Përmbytjet kanë prekur më shumë se 200 qytete dhe fshatra, duke lënë rreth 10,000 njerëz pa energji elektrike.

Këto përmbytje tejkalojnë nivelin e atyre të vitit 2008 dhe janë shumë shqetësuese edhe për faktin se janë përmbytur edhe spitale ku trajtohen pacientët Covid

Sipas Ministrisë së Brendshme, përmbytjet kanë dëmtuar rreth 5,000 shtëpi, 400 kilometra rrugë dhe mbi 100 ura.

Qeveria ka dërguar ushtrinë për të ndihmuar banorët në zonat më të prekura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit