Përmbytjet kërcënojnë Parisin, mbyllen rrugët dhe tunelet

Mos i humb

Autoritetet e Parisit kanë mbyllur disa rrugë, tunele, parqe dhe katin e poshtëm të Muzeut Louvre për shkak të rritjes së nivelit të lumit Seine.

Reshjet e mëdha të shiut sollën evakuimin edhe në zonat e tjera përgjatë lumit Seine, pasi edhe edhe lumenjtë tjerë dolën nga shtrati.

Seine të enjten mbrëma arriti nivelin prej 4.53 metra në urën Austerlitz në lindje të Parisit.

Pritet që niveli i ujit të rritet edhe gjatë fundjavës. Zyrtarët francezë bënë të ditur se në Paris janë regjistruar reshje dyfish më të mëdha se zakonisht.

Kati i poshtëm i Muzeut Louvre do të mbyllet për publikun deri të dielën, por në muzeu nuk planifikojnë zhvendosjen e veprave artistike./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit