Përmes fotografive: protestat kundër dhunës së armëve, në gjithë botën

Mos i humb

Me mijëra protestues morën pjesë në tubimet e shumta të organizuara kundër dhunës së armëve nën moton “Marshojmë për jetët tona”.

Marshimet kanë ndodhur jo vetëm në Uashington e në qytetet e tjera amerikane ku protestuesit kanë kërkuar reformimin e legjislacionit të armëve, por edhe në vende të tjera.

Më poshtë, përmbledhja e fotografive nga këto marshime panoramon një lëvizje që nisi nga studentët e Parkland, masakrës më të fundit në shkollat amerikane.

Pjesëtarë të komunitetit dhe studentët marrin pjesë në “Marshojmë për jetët tona”, në Parkland, Florida.

Veterani amerikan, republikani John Lewis drejton një marshim me mijëra njerëz në rrugët e Atlantës në Xhorxhia.

Sllogan me një pistoletë që projekton fjalën “Ndalo”, në marshimin në Nju Jork.

David Hogg, i mbijetuar nga masakra e shkollës Marjory Stoneman Douglas flet në marshimin në Uashington DC.

Aktivistë të rinj gjatë “Marshojmë për jetët tona” në Los Anxhelos, Kaliforni.

Studentët e “Marjory Stoneman Douglas” marrin pjesë në marshimin në Pine Trails Par, Florida.

Njerëzit ngrenë duart me shkronjat “Kurrë më” në pëllëmbë.

Shumë protestues sollën pankarta me mesazhe personale në marshim.

17-vjeçarja Madison Tittle, nga Colorado Springs merr pjesë në marshimin në Uashington DC.

Me qindra mijë njerëz u mblodhën në Uashington DC.

Pjesëmarrësit e marshimit mbërrijnë në shëtitoren Pennsylvania.

Amal dhe George Clooney marrin pjesë në marshimin në Uashington DC.

17-vjeçari JJ Miller, nga Baltimora bën fllucka ndërsa truma mblidhet.

Pjesëmarrës në protestën e Pensilvanisë përpara nisjes së marshimit.

Taurica dhe Alden Haskins Jr janë ndër familjarët që marrin pjesë në kujtim të 17-vjeçarit Jamahri Sydnor, që u qëllua për vdekje në gusht 2017, në Uashington.

Protestues të rinj e të moshuar mbërrijnë për të ngritur zërin.

Protestuesja Daisy Hernandez ka një mesazh të thjeshtë.

Turma në shëtitoren Pennsylvania.

Protestuesit marrin pjesë në marshimin në veri të rrethit të Kolombit në Nju Jork.

Isabel White, nxënëse e klasës së 8-të që do të shkojë në gjimnazin “Marjory Stoneman Douglas”, vitin e ardhshëm.

Delaney Tarr, e mbijetuar e masakrës në shkollën “Marjory Stoneman Douglas” flet gjatë një marshimi.

Common dhe Andra Day përshëndetin turmën.

Protesta në qytetin e Nju Jorkut.

Ish-pjesëtari i grupit Beatle, Sër Paul McCartney bashkohet më marshimin në Nju Jork.

Protesta mori përmasa më të gjera, siç duket në Sidney, Australi.

“Vdekje” e inskenuar jashtë ambasadës amerikane në Londër.

Mësuesja lokale Ellen Braendle flet para turmës së marshuesve në Berlin.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit