Kotzias njofton kryeministrin Tsipras për konkluzat nga takimet e realizuara në Shkup

Mos i humb

Për takimet e realizuara në Shkup dhe rrjedhën e negociatave, ministri grek për punë të jashtme, Nikos Kotzias e ka informuar kryeministrin grek, Alexis Tsipras në një takim të mbajtur dje në pallatin e qeverisë.

Sipas informatave nga mediat greke, Athina vlerëson se ka përparim në rrjedhën e negociatave. Sipas tyre, takimet në Shkup kanë kaluar në atmosferë pozitive, mirëpo edhe më tej mbetet dallimi sa i përket Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, sepse pala greke nuk heq dorë nga kërkesa për revizion kushtetutar, jo vetëm në lidhje me emrin, por edhe për irredentizmin në Maqedoni./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit