Përplas 5 vjeçarin me motocikletë, prangoset 40-vjeçari në Vlorë

Mos i humb

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ka përplasur me motoçikletë një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Demokracia” ku A.S duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për rastin në fjalë u referuan në Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Demokracia”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit