Përplasen dy automjete në Tiranë, plagoset kalimtari. Çfarë thotë policia për ngjarjen

Mos i humb

Një aksident është regjistruar sot në Tiranë, ku një person ka mbetur i dëmtuar. Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maj”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori me inicialet F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit