Përplasen dy makina në aksin Cërrik – Belsh, lëndohet një qytetar

Mos i humb

Një person është lënduar këtë të premte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Cërrik-Belsh.

Burimet bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur dhe si pasojë, një nga automjetet ka dalë nga rruga.

Ndër të tjera mësohet se nga përplasja është lënduar një person i cili akoma ndodhet në automjet në pritje të ambulancës.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit