Në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçar me inicilaet L.G., pasi duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin K.L., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 30-vjeçari A.M., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 28.06.2022, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Durrës-Informacion- Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin në kërkim A. M., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 28.06.2022, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. G., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin K. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme