Përplasi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal, pranga shoferit në Elbasan

Mos i humb

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi akuzohet se akisdentoi për vdekje pas ditë më parë një të moshuar. Shtetasi A.H pasi e përplasi 83-vjeçarin dhe më pas trupin e tij e hodhi në kanal që të mos zbulohej ngjarja.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën me të cilën lëvizte autori në momentin e aksidentit. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI

Aksidentoi me automjet 83 vjeçarin me pasojë vdekjen dhe më pas për të fshehur ngjarjen e hodhi në kanal dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 10 ditësh punë intensive hetimore të kryer nga Policia, zbardhet  ngjarja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i automjetit. Policia gjen dhe sekuestron dhe mjetin me të cilin ky shtetas aksidentoi  83 vjeçarin nga Cërriku.

Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thanë–Elbasan ku një 83 vjeçar u gjet i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e  Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe  kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi  i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i mjetit tip Audi  që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi  ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe  e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e  ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit