Përplasje në Kuvend – deputetët e PD shkojnë drejt foltores pas refuzimit të fjalës për Strazimirin

Mos i humb

Tensione në Kuvend. Teksa deputeti i PD-së, Gent Strazimiri kërkoi fjalën për replikë, drejtuesja e seancës, Klodiana Spahiu nuk e ka lejuar.

Kjo e fundit deklaroi se ia kishte dhënë fjalën ministrit Lamallari.

Kaq mjaftoi që deputeti i PD-së dhe kolegë të tij të ngriheshin te foltorja, ku ishte dhe Berisha.

“Do ma japësh fjalën. Do ma japësh tani!”, tha Strazimiri.

Ndërkohë, pas tensioneve, Spahiu i kërkoi deputeteve që të uleshin në vend, ndërsa më pas ia dha fjalën Berishës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit