Përse e krijoi Zoti botën?

Mos i humb

Qëllimi i krijimit të botës dhe i tërë asaj që përmban është definuar në shpalljen e fundit.

Allahu thotë në Kuran: “Allahu është Ai i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe që dërgon ujin nga qielli duke nxjerrë prej andej fruta si ushqim për ju; është Ai i Cili i ka berë anijet të jenë të nënshtruara ndaj jush që të mund të lundrojnë nëpër det me Lejen dhe Vullnetin e Tij; po kështu Ai i ka bërë edhe lumenjtë të jenë të nënshtruar e në shërbim tuaj. Dhe Ai ka bërë diellin dhe hënën të dy të ndjekin vazhdimisht drejtimin e tyre (për t’ju shërbyer juve), po kështu ka bërë edhe natën dhe ditën të nënshtruar për ju.” (Ibrahim 14; 32-33)

“Dhe Ai është i Cili çan errësirën dhe sjell agimin. Ai e ka përcaktuar natën për pushim, kurse diellin dhe hënën për llogari. Ky është përcaktimi i të Gjithëfuqishmit, i të Gjithëditurit. Dhe Ai është që ka vendosur yjet për ju, që të mund të gjeni rrugën tuaj me ndihmën e tyre nëpër terr në tokë dhe në det. Ne vërtet që i kemi shpjeguar me imtësi ajetet Tona për njerëzit që dinë.” (En’am 96-97)

E tërë ajo çka përmban kjo botë është krijuar për t’i shërbyer njerëzimit. Qofshin ato prodhime të shpikura nga njeriu, siç janë anijet, ose janë nga vetë natyra, që të gjitha këto janë dhurata nga Zoti për të mirën e njerëzimit. Mirëpo, këto dhurata nuk janë pa përgjegjësi.

Nga njerëzit kërkohet t’i njohin begatitë dhe mëshirën e Allahut, ta falënderojnë dhe ta madhërojnë Atë. Për shembull, në kaptinën Zuhruf, Ai i ka mësuar besimtaret që kur të kalërojnë a të ngasin ndonjë mjet të luten kështu: “Me qëllim që ju të hipni në to të sigurt dhe pastaj, që të mund të përkujtoni Mirësinë e Zotit tuaj, kur të hipni në to dhe të thoni: “Lavdi qoftë Atij i Cili e ka nënshtruar këtë për ne dhe ne kurrë nuk do të mund ta kishim atë (nën pushtet me përpjekjet tona)” (Zuhruf 43;13) Njerëzit po ashtu mbajnë përgjegjësi për të qeverisur me krijesat sipas ligjit të Zotit.

Ky është qëllimi i njerëzve karshi krijesave të tjera. Ata janë të urdhëruar që t’i shfrytëzojnë të mirat në këtë botë në përshtatje me ligjin e Allahut.

Ebu Seid el-Hudri rrëfen nga i Dërguari i Allahut të ketë thënë: “Bota është e bukur dhe e gjelbër, dhe Allahu – qoftë i madhëruar – ju ka bërë ju udhëheqës të saj, që të shohë se si do të veproni.” Njerëzit nuk janë të lirë të bëjnë me botën ashtu siç duan, sipas qejfit të tyre. Si rrjedhojë, qëndrimi negativ i shoqërisë materialiste shekullare ndaj natyrës është në kundërshti me shpalljen hyjnore. Shoqëria materialiste e sheh natyrën si një armik që duhet pushtuar. Nuk është e mjaftueshme vetëm të çmohet bukuria e Mont Everestit, por, çdo vit duhet të humben jetëra të tëra për të pushtuar majat e tij.

Nuk mjafton të mahnitemi me shtazët ekzotike në botë, por, nëpër ekspedita gjuetie në Afrikë të shekullit të kaluar, shumica e tyre janë gjuajtur deri në zhdukje për të shërbyer si trofe në dhomat e ndejës në Perëndim. Megjithëkëtë, ekspeditat e tilla ende nuk janë ndalur, llojet e pakësuara të shtazëve, si rinoceronti, vazhdojnë të kërcënohen me zhdukje, për shkak të rëndësisë së brirëve të tyre, që shërbejnë si elemente përbërëse për barnat tradicionale dhe epshndjellësë të Lindjes së Largët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit