Përshkallëzohen protestat pro-palestineze në kolegjet amerikane

Mos i humb

Universiteti Columbia ka nisur të pezullojë studentët e përfshirë në protestat pro-palestineze në kampus pasi ata kundërshtuan afatin kohor për t’u shpërndarë. Drejtuesit e kolegjit paralajmëruan më herët masa disiplinore për ata që nuk zbatojnë rregullat. Por dhjetëra studentë u mblodhën në vend duke kundërshtuar urdhrin.

Në Teksas, policia arrestoi dhjetëra protestues dhe “çmontoi” kampin e tyre në Universitetin e Austin.

Dhjetëra protestues “pushtuan” një ndërtesë në Universitetin Columbia në New York duke shkatërruar barrikadat e vendosura aty dhe duke mbajtur në duar flamuj palestinez. Pamjet tregojnë protestuesit në kampusin Manhattan të Columbia-s duke u përleshur me oficerët e sigurisë.

Në Universitetin e Teksasit, të paktën 40 demonstrues u arrestuan.

Zyrtarët thanë se protestuesit kishin injoruar udhëzimet për të hequr tendat e tyre. “Ajo që vazhdon të ndodhë në Columbia është një turp. Kampusi po pushtohet nga studentë dhe pedagogë anti-semitë”, shkroi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson në “X”. Disa republikanë bënë sërish thirrje që drejtuesja e universitetit, Nemat Shafik, të japë dorëheqjen.

Një grup demokratësh të Dhomës së Përfaqësuesve i kërkuan bordit të Universitetit të Columbia-s të jepte dorëheqjen nëse nuk vepronte me vendosmëri dhe të shpërndante kampin. Nga ana tjetër dhjetëra grupe të të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara kanë shprehur solidaritet me studentët e universitetit që protestojnë kundër mbështetjes së SHBA për Izraelin në mes të luftës në Gaza.

Kampuset në disa kolegje amerikane janë bërë pika qendrore e debatit të vendit mbi luftën në Gaza dhe mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, si dhe frikën se antisemitizmi po i vë në rrezik studentët hebrenj. Më 18 prill, policia bastisi një kamp pro-palestinez në qendër të kampusit dhe arrestoi më shumë se 100 studentë. Por aktivistët dyfishuan përpjekjet e tyre, duke u rigrupuar në një kamp tjetër dhe duke nxitur mësimin në platforma online. Demostratat janë shtrirë edhe në Kanada dhe Evropë, teksa studentët bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit