Vitamina D na mbron nga sëmundjet tumorale

Mos i humb

Vitamina D ndikon dukshëm në rritjen e rezistencës ndaj sëmundjeve tumorale, pasi forcon përgjigjen e sistemit imunitar. Një punë kërkimore, “frut” i një bashkëpunimi të ekipeve amerikane dhe daneze, ka testuar mbi kaviet në laborator një regjim ushqimor të pasur me vitaminë D. Kaviet reagonin më mirë ndaj trajtimeve dhe e kishin rezistencën imunitare dukshëm më efikase.

Gjatë fazën së eksperimenteve, autorët e studimit vëzhguan që vitamina D vepron pozitivisht edhe në zorrë, duke favorizuar një bakter të mirë.

Më herët, nëpërmjet studimeve të mëparshme, ishte dalluar një lidhje e nivelit të ulët të vitaminës D në një organizëm dhe riksut për t’u prekur nga sëmundjet tumorale, por tashmë lidhja shkak efekt është konfirmuese.

Tashmë studime të tjera do të kryhen për të patur rikonfimime shkencore në efektet e vitaminës D për parandalimin dhe kurimin e këtyre sëmundjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit