Personat “non grata” nga SHBA, kreu i SPAK: Nëse do të kemi indicie, do të nisim hetimet

Mos i humb

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, u pyet gjatë raportimit vjetor në Parlament se çfarë rrugë do të ndjekë institucioni që ai drejton në lidhje me personat që janë shpallur non grata nga SHBA-ja.

Gjatë fjalës së tij Kraja bëri me dije se ende nuk ka nisur një hetim në lidhje me këtë çështje megjithëse shtoi se çdo informacion apo indicie që vjen në SPAK, do të hetohet dhe do t’i shkohet deri në fund, si penalisht por edhe nga pikëpamja e hetimit financiar.

“Në lidhje me listën e shpallur nga SHBA-ja duhet të kemi parasysh që ky është një proces që ndodh në SHBA, ndërsa ne kemi procedurat tona se si fillohet një procedim penal. Unë ju garantoj se çfarëdo indicie apo material që mund të vijë për çdo person padiskutim që jemi të vendosur për ta çuar ndjekjen penale deri në fund, qoftë penalisht, qoftë nga pikëpamja e hetimit financiar”- tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit