Vrasja e ish-boksierit në Greqi/ Trondit e ëma: Ai që e vrau mund të ketë qenë në funeral…

Mos i humb

Nëna e ish-boksierit të vrarë Tassos Berdesis, Georgia ka dhënë një deklaratë tronditëse për mediat vendase. Ajo ka deklaruar se vrasësi i ish-boksierit mund të ketë qenë në varrimin e të birit.

Gruaja 67-vjeçare, ajo ka përshkruar me detaje gjithë çfarë ka parë, ndërsa është shprehur se e gjitha është prej intutitës së saj.

“Në funeral e nderuan. Por më lër të të tregoj diçka. Nuk e di, mund të mos jetë e vërtetë, por kështu ndihem si nënë. Unë kam një intuitë. Ai që e bëri atë mund të ketë qenë në funeral,”-tha ajo për mediat.

Boksieri grek Tasos Berdesis u ekzekutua mëngjesin e 31 majit në zonën e Varit në Athinë. 39-vjeçari është një emër i njohur në botën e krimit dhe i dënuar më parë në vitin 2008. Pista kryesore e hetimit për vrasjen e tij është larja e hesapeve mes bandave. Autorët e qëlluan me kallashnikov nga një makinë boksierin, i cili po shkonte në palestër. Në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 10 gëzhoja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit