‘Përvjetori i dytë i tragjedisë’, Rama: Pallatet në Thumanë janë me standardet më të larta! Në Krishtlindje njerëzit do të festojnë në shtëpitë e reja

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se pallatet e ndërtuara në Thumanë janë të standardeve më të larta.

Gjatë fjalës së tij Rama falenderoi të gjithë ato që kanë kontribuar në transformimin që ka ndodhur në Thumanë për të gjitha ato familje që hyjnë në shtëpitë e reja.

Ai gjithashtu theksoi se sot falë kontributit të përbashkët këto familje futen në një lagje siç ai e quajti ‘Rezidenciale’ në të cilën më herët nuk do të kishin mundësi.

“Falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë rilindje shembullore. Dua të falënderoj kompanitë e përfshira. Këtu në Thumanë ishte vendi i duhur që ta mishëronim në mure të qëndrueshme. Kjo është një vepër e të gjithë shqiptarëve.

Janë 433 familje që do të rikthehen në kushte fantastike. këto janë pallate që i takojnë standardeve të larta. Janë për ata që e kishin të pamundur të blinin apartamente të tilla dhe janë falas dhe nuk kanë asnjë barrë, e vetmja barrë që kanë është ta mirëmbajnë këtë mjedis. Thumana do të kthehet një mjedis shumë dinjitoz.

DO të bëhet i mundur krijimi i disa hapësirave jo vetëm sportive, por edhe për arte apo zeje. Nuk ka asnjë kompani që ka marrë pjesë dhe ë mund të ankohet se është lënë jashtë.

Dua ti falënderoj edhe njëherë sepse kanë bërë një punë pa hile. I kanë vetes një kredi që kur të paraqiten në botën tjetër që kemi bërë jo pak për ta larë shpirtin atje në Thumanë ku kemi punuar pa hile.

Të gjithë këto 27 mijë forca punë janë paguar mirë dhe kanë pasur të gjithë sigurime. Jam shumë krenar që shumica e këtyre familjeve do të marrin shtëpi të reja.

Dua të shtoj që në këtë proces ne kemi pasur në mes një ndërhyrje shumë brutale nga pandemia.

Do të kishim mbaruar shumë shpejt por këto ndërhyrje nga ngadalësuan.

Për të gjithë ata që thonë se i morët miliardat nga bota. Bota të gjitha ato që ka dhënë i administron vetë.

Ne kemi qenë pjesë e procese vetëm për standard dhe projekte.

Gjithçka që kemi ndërtuar janë buxheti i shteti shqiptar. Dua të theksoj se Nuk ka shtet pa borxhe.

Dikur Shqipëria ishte në kushte ku nuk mund të merrte borxh sepse nuk i jepte më kush borxhe, tashmë sot është vlerësuar fakti se Shqipëria nuk është një shtëpi që rrezikon të falimentojë.

Shumica dërrmuese e atyre që janë në pritje të mund të bëjnë gëzuar për Vitin e Ri dhe mbeten lagjet e mëdha në Tiranë. Lagja e madhe e Spitallës në Durrës dhe disa pallate me ndërtime të rënda.

Për të gjitha këto familja janë vendosur 1 miliardë lekë për të vazhduar për të paguar qira” , tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit