Përzgjedhja e anëtarëve të KQZ/ Opozita e Bashkuar: Oerd Bylykbashi i dërguari jonë i posaçëm pranë Komisionit Parlamentar

Mos i humb

Oerd Bylykbashi është përzjedhur si përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.

Opozita e Bashkuar i është përgjigjur konkretisht letrës së Ruçit për Komisionin Parlamentar që do të përzgjedhë edhe 12 anëtarët e rinj të KQZ-së së re.

Në letrën e shkruar nga Gazment Bardhi, bëhet me dije se Bylykbashi i cili ishte dhe i mandatuari i PD për në Këshillin Politik, do të jetë përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar në Komisionin Parlamentar.

Me ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, KQZ do të ketë 12 anëtarë në 3 nivele, dhe ata do të përzgjidhen nga ky Komision, që do të ketë nga një përfaqësues për çdo palë poltike.

Pavarësisht se Opozita e Bashkuar e ka braktisur parlamentin, nëpërmjet marrëveshjes mazhorancë- opozitë, një përfaqësues do të jetë në Komision.

LETRA NGA OPOZITA
Z. Gramoz Ruçi
Kryetar
Kuvendi i Shqipërisë
Nr. ____Prot.,
Tiranë, më 08.09.2020

Z. Ruçi,

Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

Në emër të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar:

Sekretari i Përgjithshëm
GAZMENT BARDHI

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit