Pesë viktima pas përplasjes së një helikopteri me Kilimanxharon

Mos i humb

Një helikopter u rrëzua në malin Kilimanxharo në Tanzani, duke vrarë pesë persona, njoftuan autoritetet, duke shtuar se dy turistë ishin midis viktimave.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Tanzanisë, konfirmoi se rrëzimi ndodhi dje pranë kampit Barafu.

Viktimat përfshinin një udhërrëfyes, një mjek, pilotin dhe dy turistë të huaj, emrat dhe kombësitë e të cilëve nuk u bënë të ditura.

Mali Kilimanxharo, maja më e lartë e Afrikës, ndodhet gati 6 000 metra mbi nivelin e detit dhe tërheq mesatarisht 50 000 turistë në vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit