Peskov: Erdogan dhe Putin do të diskutojnë krizën libiane

Mos i humb

Duke folur para gazetarëve në Moskë, Peskovi rikujtoi se Rusia dhe Turqia vazhdojnë kontaktet intensive ndërmjet tyre për zgjidhjen e çështjes siriane.

Ai vuri në pah se Putini dhe Erdogani do të vijojnë bisedimet për krizën libiane gjithashtu.

“Sigurisht, çështja e Libisë do të trajtohet patjetër në bisedat e ardhshme telefonike dhe ballë për ballë. Çështja e Libisë duhet të diskutohet”, precizoi zëdhënësi i Kremlinit.

Peskovi nënvizoi se vizita që Putini do të realizojë në Turqi gjatë muajit janar për inaugurimin e gazsjellësit “Rryma Turke”, do të jetë një shans i mirë për të rrahur mendimet lidhur me të gjitha çështjet aktuale.

“Momentalisht s’kemi në plan ndonjë vizitë apo kontakt tjetër, megjithatë programi i punës mund të ndryshojë me shpejtësi”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit