Agron Shehaj: Nëse nuk reagojmë për lirinë e medias, e keqja ‘Rama’ do të thellohet

Mos i humb

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se tani, për të mësuar çfarë ndodh në Shqipëri, miliona shqiptarë i janë rikthyer “Zërit të Amerikës”.

Shehaj thekson se, “shqiptarët duhet të paguajnë 120 milionë euro si dënim për mbylljen brutale të Agon Channel nga Edi Rama”

“Të Paekspozuarit – TPZ.AL u dënua edhe më brutalisht pasi ekspozoi korrupsionin dhe kriminalizimin e qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë këto vite, dhjetëra gazetarë janë kërcënuar, shantazhuar apo përbaltur nga të fortët e pushtetit dhe të rrugës”, shkruan ish-deputeti demokrat.

“Duhet të ngremë zërin dhe të tregojmë forcën sot. Sa herë heshtim, e keqja vetëm thellohet. Edi Rama duhet ndalur tani!”, bën thirrje Shehaj, në solidarizim me protestën e paralajmëruar të gazetarëve para Parlamentit.

Postimi i plotë i Shehajt

Për të mësuar çfarë ndodh në Shqipëri, miliona shqiptarë i janë rikthyer VOA – Zëri i Amerikës që transmeton nga Washingtoni, e që Rama e ka futur tek mediat e Kazanit. Adi Krasta transmeton për shqiptarët nga Prishtina.

Ndërkohë, shqiptarët duhet të paguajnë 120 milionë euro si dënim për mbylljen brutale të Agon Channel nga Edi Rama. Të Paekspozuarit – TPZ.AL u dënua edhe më brutalisht pasi ekspozoi korrupsionin dhe kriminalizimin e qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë këto vite, dhjetëra gazetarë janë kërcënuar, shantazhuar apo përbaltur nga të fortët e pushtetit dhe të rrugës.

Kjo është gjendja e mediave në Shqipëri.
Disa nga mediat online janë të vetmet hapësira të lira. Edi Rama kërkon të shuajë edhe ato pak media online që ende kanë kurajon të thonë të vërtetën.

Kjo nuk është më çështje e medias. Është çështje e lirisë dhe demokracisë, sepse pa media të lirë dhe qytetarë të informuar nuk ka as liri dhe as demokraci. Duhet të ngremë zërin dhe të tregojmë forcën sot. Sa herë heshtim, e keqja vetëm thellohet. Edi Rama duhet ndalur tani!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit