Petulla në Kos e Hudhër – Nga Duart e Arta të Gjysheve

Mos i humb

Italia, tre rajone ndryshojnë masat kufizuese, Belgjika nga 1 Dhjetori rihap restorantet

Duke nisur nga dita  nesërme në tre rajone të Italisë, Lombardi, Piemonte dhe Kalabri, do të lehtësohen kufizimet. “Gjithashtu,...

Kryediplomati i Ukrainës: Marrëdhëniet me Turqinë në nivelin më të mirë

Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Turqisë janë "në nivelin më të mirë", deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës. "Ne jemi...

Bimët dhe kurat natyrale për artritin dhe reumatizmën

Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet. Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin. Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar...

Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën e Trumpit për rezultatin zgjedhor në Pensilvani

Një Gjykatë federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që kërkonte që presidenti i zgjedhur, Joe Biden...

Nëse ka një kërkesë drejt nënave apo gjysheve për të gatuar diçka të mirë e të shijshme, padyshim në krye të listës së gatimeve shqiptare janë petullat.

Tradita e hershme e gjysheve dhe nënave përsëritet brez pas brezi. Receta e petullave pavarësisht se pasurohet me përbërës të tjerë ajo mbetet përherë e gjithmonë më e preferuara.

Të shijshme, me sipërfaqen pakëz krokante dhe të buta nga brenda, nga fëmijëria e në çdo moshë ato tërheqin shijen e kujtdo.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e petullave të shtëpisë të futura në kos dhe hudhër, një recetë fantastike për ta përgatitur në familje në çdo kohë.

Receta e Shijshme e Përgatitjes së Petullave të Shtëpisë

2 gota uji me miell

1 gotë uji me kos

1 kokërr vezë

Gjysmë luge kafeje me sodë

Vaj

Pak kripë

Pak nenexhik i freskët i grirë hollë

Pak gjalpë (një lugë të vogël)

Përgatitja e petullave

Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën, nenexhikun dhe pak gjalpë.

I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.

Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.

Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.

Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.

Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.

Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.

Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.

Përgatitja e kosit me hudhra

Për një person merret një gotë kos, hollohet me pak ujë, i shtohet pak kripë, një thelpi hudhër e shtypur, përzihen pak dhe në të shtohet disa petulla, sipër sipas preferencës mund ta spërkasni me pak gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 hyn në provën e ‘fazës së tretë’ në Kinë

Një tjetër vaksinë e zhvilluar lokale e Kinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka hyrë në provën klinike të 'fazës së tretë',...

Turqi, arrestohen 11 të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Gjithsej 11 persona për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, u arrestuan në provincën perëndimore të Izmirit në Turqi, tha sot...

Turqia me satelitët e rinj të komunikimit do të jetë më e fuqishme në hapësirë

Me satelitët e rinj të komunikimit, Turksat 5A, 5B dhe 6A, Turqia do të jetë më e fuqishme në hapësirë, tha sot...

Draft raporti i PE: Politika të krijojë klimë besimi, thelbësore zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në...

Mbi 65 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 65 milionë transmeton Anadolu Agency (AA).