Kufiri midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të mbetet i hapur

Mos i humb

Trafiku kufitar midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të vazhdojë të mbetet i hapur edhe në valën e dytë të pandemisë së koronës.

Shtatë kantonet zvicerane që kufizohen me Gjermaninë dhe republika gjermane (landi) e Baden-Württembergut po bëjnë fushatë për këtë.

Bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit duhet të forcohet.

“Qëllimi i përbashkët është të mësojmë nga përvojat e valës së parë dhe të promovojmë një qasje të koordinuar dhe të synuar në rajonin kufitar”.

Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të bërë nga landi gjerman i Baden-Württembergut dhe kantonet zvicerane: Aargau, Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Schaffhausen, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih.

Një delegacion nga kantonet kufitare është bërë bashkë përmes internetit, të premten me kryeministrin e landit të përmendur, Winfried Kretschmann për një takim pune.

Kreu i delegacionit nga pala zvicerane ishte Drejtori i Ekonomisë nga Kantoni Aargau, Urs Hofmann ka njoftuar gjithashtu Kancelaria e Shtetit, e Kantonit Aargau.

“Pandemia e koronavirusit paraqet sfida të veçanta për rajonin kufitar midis Gjermanisë dhe Zvicrës, sfida të cilat ne si partnerë ndërkufitarë mund t’i zotërojmë vetëm së bashku,” thuhet më tutje në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit