Është pezulluar gjykimi i çështjes së rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së Jan Prengës në Kamëz.
Mësohet se Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pezulluar gjykimin për D Rexhepit dhe 6 të tjerëve, G Funiqi, M Bleta, K Keshteja, A Doçaj, A Majnishta dhe G Martini.
Po ashtu është pranuar kërkesa e SPAK edhe për të pushuar hetimin për vëllezërit B Hajri, L Hajri dhe E Hajri si dhe të A dhe A Doçaj. Aktualisht vijon gjykimi ndaj të pandehurve F Bexhdilit dhe O.Turja.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimi e gjykimit të procedimit penal nr. 62/2020 ndaj të pandehurve D Rexhepi, G Funiqi, M.Bleta, K Keshteja, A Doçaj, A Majnishta dhe G Martini (me viktimë të veprës penal Jani Prenga), të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” ku është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje p leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit, “Fshehja dhe asgjesimi I kufomes” parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar criminal” parashikuar nga neni 334/1 | Kodit Penal, për shkak se nuk kanë marrë dije r personalisht për gjykimin, ndërsa ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim B Hajri, L Hajri, E Hajri, A Doçaj dhe Doçaj. Po në këtë gjykatë vijon gjykimi ndaj të pandehurve F Bexhdili e O Turja”, njofton GJKKO.
Kujtojmë se vrasja e Jan Prengës dyshohet se u porosit nga D Rexhepi dhe G Doçaj, për shkak të një ngarkese droge të tyre që thuhet se u vodh nga A Prenga në Angli, vëlla i Jan Prengës.
Rrëmbimi i Jan Prengës ndodhi më 17 Janar 2020 dhe përgjatë kësaj periushe kohore trupi i tij rezulton ende i zhdukur.


