Pezullohet shefi i qarkullimit dhe 7 policë në Korçë

Mos i humb

Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit te qarkut të Korçës, Ervin Dervishaj.

Është pezulluar nga detyra i gjithë komisioni i gjobave të sektorit të qarkullimit të Korçës.

Bëhet fjalë për 7 efektivë të pezulluar me gjithë Dervishaj dhe të gjithë janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

Duke iu referuar burimeve nga policia, dyshohet se të gjithë ishin të përfshirë se kishin abuzuar në një skemë abuzimi me gjobat.

Dervishaj ka qenë në këtë detyrë prej 1 viti e gjysmë.

Kujtojmë se pak ditë më parë pati lëvizje të tjera në policia me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Disa drejtorë qarku dhe kufiri u ndërruan.

Drejtori i Policisë së Korçës, Lorenc Paganika u zëvendësua nga Ferdinand Mara.

Drejtor i Kufirit në Korçë është emëruar Andin Marku, i cili më parë ishte në Fier.

Ndërsa ish-drejtori i Kufirit në Korçë, Arben Joca, emërohet në këtë post në Gjirokastër, ku largohet ish-kreu i mëparshëm Idajet Hoxha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit